Të jeni lehtësisht elegante

Kush nga ne nuk do të donte të ndjehej mirë kur takohet me dikë? Kur adhurojmë të ndjehemi me pamjen e duhur në rastin e duhur? Pra, duam të jemi shik dhe supertrendi, por edhe të mos shpenzojmë shumë. Ka disa mënyra për këtë.

Këmisha e bardhë
Një veshje klasike që zgjidh çdo situatë. Me pantallona bezhë, apo blu. Sidomos të kuqe. Do të dukeni thjesht perfekte.

Kapele kashte
Gjenden me çmim mjaft të lirë por ju japin një ajër elegant dhe bon ton. Me strehë të gjerë, me një palë syze dielli ju ofrojnë pamjen e një ylli të vërtetë.

Efekti metal
Edhe xhupi i ngjashëm me atë të viteve ’80 qoftë në ngjyrat metal është perfekte për tu ndjerë si një divë dhe në modë.

Perla për të gjithë
Varësja e perlave ndoshta është pak për zonja, por mjafton të ndryshosh përmasat e bizhusë për të patur një super efekt. Një palë vëth të varur do ishin perfekt për çdo rast.

Syzet e diellit
Aksesorët bëjnë ndryshimin. Foksuohemi tek syzet që nuk kalojnë pa u vënë re dhe që mund ti përdorim dhe në mbrëmje, ndoshta dhe për të mbajtur flokët në rregull. Gjithmonë me ne, telashe do keni po i harruat.

Pantallonat e buta
Të përshtatshme për të gjithë dhe nuk duhen të mungojnë në garderobë. Kombinohen me një t-shirt të thjeshtë, apo edhe me bluza me dantella e rrjeta për të patur një pamje pa ekzagjerim.

Këpucët
Çfarëdolloj veshje e kombinuar me këpucën e duhur jep rezultate elegante. Më të rejat duan një ngjyrë ari apo tek tonet e bezhës. Me takën 10 nuk do të jenë të vështira për tu mbajtur dhe ju japin një pamje elegante.

Moda në vitet 90′

Njerëzit e viteve 1990 ishin më me këmbë në tokë se në vitet ‘70 apo ‘80. Gratë ende kishin flokë të gjata. Shumë njerëz veshën xhinse dhe këmisha së bashku me këpucë Converse. Ky stil u bë shumë popullor. Gjatë kësaj kohe, shumë njerëz gjithashtu filluan të merreshin me detaje, më shumë se në dekadat e tjera. 

Moda në vitet 70′ dhe 80′

 Më 1970 njerëzit u dhanë së tepërmi ndaj muzikës. Edhe rrobat e njerëzve e reflektuan harenë e saj.

Vitet 1980 u ndikuan edhe më shumë nga muzika. Gjatë kësaj kohe muzika punk rock, rap, metal dhe heavy metal u bënë shumë popullore. Flokët e grave dhe bizhuteritë ishin të mëdha. Përbërja e tyre ishte e shndritshme me shumë ngjyra. Njerëzit e përfshirë në botën e punk rock-ut vazhduan të visheshin me te zeza. Burrat dhe gratë përgjithsisht veshën trikot me ngjyra. 

Moda në vitet 50′

Ashtu si në vitet 1920, stili në vitet 1950 pasqyroi lumturinë e njerëzve pas përfundimit të një tjetër lufte. Lufta e Dytë Botërore mbaroi, dhe moda ndryshoi si rezultati fundit të saj. Gjatë kësaj kohe, gratë dhe veshjet treguan figurat e tyre më së shumti. Hair styles ndryshuar nga flokët e shkurtër të viteve 1920, në një stil më të gjatë dhe me kaçurrela. Për meshkujt, vitet 1950 sollën stilin greaser (meksikan). Njerëzit mbanin xhinse, një bluzë të bardhë dhe xhaketa lëkure të zeza. 

Moda në vitet 20′

Vitet 1920 ishin kohë emocionuese në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën. Lufta e Parë Botërore mbaroi. Njerëzit kishin punë dhe bënin para. Të drejtat e grave po ndryshonin. Një vit më parë, saktësiht më 1919 në SHBA, gratë morën të drejtën për të votuar. Në përgjithësi, njerëzit ndjeheshin mirë dhe kjo reflektohej edhe në veshjet e tyre. Gratë u veshën në stilin flapper “Zogu i ri”. Moda e tyre përfshinte veshjet me qime, të shkurta dhe të shndritshme. Meshkujt veshën kostume, kapanxhere dhe kapele në formë helikopteri. 

Si ka ndryshuar moda ndër vite

Trendet ndryshojnë gjatë gjithë kohës, por ju mund të bëheni pjesë e tyre me stilet e fundit duke parë në televizor se si vishen personat tuaj të famshëm, të preferuar. Nëse nuk i pëlqeni ata,  atëherë mund të keni një stilin tuaj personal. Trendet e modës ndryshojnë aq shpejt sa ndonjëherë është e vështirë të vazhdosh t’i ndjekësh. Megjithatë, edhe tendencat e modës së vjetër mund të të tregojnë pak histori nga ajo kohë. Duke u ndalur në ato vite, njerëzit e veshur mund t’ju ndihmojnë të imagjinoni se si ishte një vend 30, 40 apo 100 vjet më parë.

Cfare eshte moda?

Moda është art, është shkencë artistike, me pak fjalë perdorim i përditshëm. Moda është ajo që vesh dikush . Ajo që është jashtë modë dhe ajo që veshin të tjerët.

Si lindi moda?

“Mode” vjen nga latinishtja modus, që do të thotë mënyrë, kohë, normë. Moda lindi nga nevoja e qënies njerëzore për t’u mbuluar , në fillim me lëkurë dhe material të punuar e me kalimin e kohës lindi dhe figura e veshjes.